Fjalë Kyçe

Policia arreston një zyrtar për kacafytjen në Postë

Policia arreston një zyrtar për kacafytjen në Postë

Policia e Kosovës ka njoftuar pasditen e së enjtes se ka arrestuar një zyrtar të Postës pas përfshirjes në një kacafytje në mëngjes.

Rasti ndaj tij është hapur për “sulm ndaj personit zyrtar”. Të enjten, Posta e Kosovës kishte njoftuar se në mëngjes janë përfshirë në një kacafytje dy drejtorë të menaxhmentit të saj.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar. Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.