Fjalë Kyçe

Policia bën apel për vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike

Policia bën apel për vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike

Policia e Kosovës ka bërë apel për të pasur kujdes dhe vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët.

Policia ka thënë se është e angazhuar me plan konkret që këtë fundvit festat të kalojnë të qeta dhe pa incidente.

“Policia e Kosovës apelon me theks të veçantë tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre në të kaluarën janë evidentuar incidente me pasoja të rënda, në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se do të ketë shtim të prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura.

“Ndërmarrja e masave preventive policore për të siguruar që festat e fundvitit të kalojnë pa ndonjë incident, do të përfshijë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend në çfarëdo mase sa rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, ku ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier. Policia e Kosovës në kuadër të këtij plani, po ashtu ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit”, thuhet nga Policia.