Fjalë Kyçe

Policia bllokon hyrjet dhe daljet në Prishtinë

Policia bllokon hyrjet dhe daljet në Prishtinë

Prishtina nga sot është në karantinë, vendim të cilin e mori mbrëmë Ministria e Shëndetësisë pasi u shënuan 20 raste të reja në kryeqytet.

Në pikën 3 të vendimit thuhet se ndalohen edhe hyrjet dhe daljet në kryeqytet.

Policia tashmë ka dalë në teren dhe ka bllokuar rrugët, duke mos lejuar hyrje dhe dalje në Prishtinë.

Reporteri.net ka realizuar një video ku shihet se si policia nuk i lejon makinat të hynë në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media ku do të marrë vendim për masat e reja.