Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një therje me thikë në një lokal në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili njoftoi se janë lënduar tre persona.
Fillimisht ndodhi një përleshje mes disa personave, ku më pas u përdorën edhe mjete të ftohta (thikë).
Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante./indeksonline.