Videon që e publikoi në rrjete sociale, qytetari nga Peja “ia pa sherrin”.
Në video ai shihet me veturën e tij të cilës ia ka vendosur dritat rotative. Kjo video nxiti veprimet policore të Drejtorisë së Policisë në Pejë, të cilat rezultuan me identifikimin e tij.
Policia i ka shqiptuar gjobë atij dhe lënda është proceduar për në gjykatë.
“Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim. Nga njesiti i trafikut (NJRKRR) i është shqiptuar gjoba dhe lënda është proceduar në Gjykatën kompetente”, njofton Policia.