Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës arreston redaktoren e një portali

Policia e Kosovës arreston redaktoren e një portali

Redaktorja e portalit Kossev në veri të Mitrovicës, Tatjana Llazareviq, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, për shkak të mos respektimit të masës së kufizimit të lëvizjes.

Lazareviq është dërguar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Policia e ka ndaluar atë, deri sa po shëtiste në Mali Zveçan.

Gjatë ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes, e cila gjatë fundjavave do të ketë ndalim të plotë të lëvizjes në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.