Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Kramovik të Rahovecit, kanë gjetur të hapur në lokal nate, që po punonte në kundërshtim me masat e Qeverisë.
Sipas policisë, në lokal ishin rreth 50 persona dhe stafi që punonte në lokal, shkruan Reporteri.
Policia ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka marrë vendim për kufizimin e lirisë së lëvizjes në 4 komunat ku numri i të prekurve është i madh. Këtu përfshihet edhe mbyllja e të gjitha lokaleve nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.