Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Prizeren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
 MILAIM (Ismet) JEFKAJ i lindur me 05.10.1976 në Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
 Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.