Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё-dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

MEHMET (Ali) MORINA i lindur me 01.06.1967 në fshatin Dresnik- Klinё.
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“VJEDHJE GRABITQARE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.