Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë arrestuar 17 persona, të cilët janë zënë duke kryer vepra të ndryshme penale.
Përmes raportit të saj, Policia ka treguar se në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej tyre 15 kanë qenë me të lënduar, kurse 33 tjerat me dëme materiale.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1692 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale brenda një dite janë arrestuar 17 persona të dyshuar.
Prej gjithë të arrestuarve, 12 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.