Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës raporton për ulje të numrit të incidenteve ndëretnike

Policia e Kosovës raporton për ulje të numrit të incidenteve ndëretnike

Gjatë vitit 2022, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në 4 raste ndëretnike, apo 0,01 për qind, krahasuar me numrin e përgjithshëm të rasteve për periudhën janar-qershor

Sipas njoftimit të policisë, në një rast është ndërhyrë në dëmtimin e flamurit turk, një rast është shkrimi grafiteve në gjuhën serbe dhe dy raste kanë ndodhur në Gazimestan ndaj shqiptarëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ndërhyrja në raste ndëretnike ka rënë dukshëm nga viti 2008, prej ky institucion i sigurisë në vend ruan 24 orë në ditë 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire si dhe përkujdeset për siguri dhe mbrojtje edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse.

“ Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, rastet e mundshme me motive ndëretnike, ndër vite kanë shënuar rënie të theksuar, ku krahasuar me numrin e përgjithshëm të rasteve për periudhën Janar – Qershor të vitit 2022, raste të mundshme ndëretnike janë evidentuar vetëm (4) ose (0.01%) e numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.

Nga viti 2008, Policia e Kosovës, me siguri fizike 24/7, ruan dhe mbron 24 objekte të kultit ortodoks, kryesisht kisha dhe manastire, ndërsa në mënyra të ndryshme operative përkujdeset për siguri dhe mbrojtje edhe për rreth 170 objekte të tjera ortodokse.

Objektet e mbrojtura 24/7, nga marsi i vitit 2013 kanë kaluar nën mbikëqyrje të njësisë policore të formuar enkas për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare (NJSOTKF).