Fjalë Kyçe

Policia e Kosovës shfaqet me veturat e reja rrugëve të Prishtinës

Policia e Kosovës shfaqet me veturat e reja rrugëve të Prishtinës

Policia e Kosovës ka “parakaluar” sot në Prishtinë me veturat e reja të tipit Skoda.

Policia e Kosovës është pajisur me vetura të reja dhe që duken mjaft komode.

Gjatë ditës së sotme Policia ka “parakaluar” në rrugët e kryeqytetit me vetura e reja të tipit Skoda. Këto vetura do të shfrytëzohen nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga tani ato do t’i shihni edhe në rrugë gjatë patrullimit.

Ndryshe ditë më parë Policisë së Kosovës i janë shtuar  edhe një automjet dhe pajisje nga fusha e teknologjisë  informative si kompjuterë, printer dhe skaner, donacion ky i sjellur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë keni videon e siguruar sot nga Gazeta Metro, ku shihen veturat e reja rrugëve të kryeqytetit.