Policia e Kosovës i ka shqiptuar mbi 18 mijë gjoba për ata që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.
Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj.
Qalaj njoftoi se të prekur nga ky institucion me koronavirus janë 117 zyrtarë policorë.
“Edhe Policia e Kosovës është e angazhuar dhe rezultati është trend pozitiv dhe policia do të vazhdojë me punë që ky numër të bie. Masat janë duke u respektuar mjaft mirë dhe kemi raste individuale. 18 mijë e 320 gjoba ka nënshkruar gjitha për kundërvajtje.Ndërsa që nga fillimi këtyre 18 mijë ju shtohen edhe 73 mijë fletëparaqitje. Numri i policëve që janë të infektuar janë 117 që janë aktiv”.