Fjalë Kyçe

Policia e zbulon shkaktarin e aksidentit të frikshëm të Woods

Policia e zbulon shkaktarin e aksidentit të frikshëm të Woods

Policia e ka zbuluar shkaktarin e aksidentit të legjendës së golfit, Tiger Woods, por hollësitë e tij do t’i bëjë publike vetëm pasi 15 herë kampioni amerikan të japë leje.

Shkaktari është gjetur dhe hetimi është kryer, ka thënë policia në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e golfit, 45 vjeç, u desh të operohej pasi pësoi thyerje në të dy këmbët dhe e copëtoi nyjën e këmbës në aksident.

Fituesi i 15 titujve të kampionit në golf u dërgua në spitalin Cedar-Siani për t’u operua më 27 shkurt. Ai u lirua një muaj më vonë.

“Ne e kemi përmbajtjen e kutisë së zezë, çdo gjë është kompletuar, nënshkruar, vulosur dhe dërguar”, tha shefi i policisë në Los Angeles, Alex Villanueva.

“Por ne nuk mund ta bëjmë publik shkaktarin pa lejen e njerëzve të përfshirë në aksident”, shtoi ai.