Fjalë Kyçe

Policia edhe sonte në terren, monitoron respektimin e masave

Policia edhe sonte në terren, monitoron respektimin e masave

Policia e Kosovës bashkë me inspektorët edhe sonte kanë dal në terren për të monitoruar respektimin e masve anti-COVID.

Policia përmes një njoftimi thotë se implementimi i planeve operacionale dhe zbatimi i masave të institucioneve shtetërore, vazhdon të mbetet ndër prioritetet e tyre.

“Qëllimi i planeve policore, mbetet otientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimit të masave anti COVID-19”, thuhet në postimin e policisë ku janë publikuar edhe fotografi nga terreni.