Policia e Kosovës ka filluar t’i gjobit shoferët të cilët parkojnë veturat e tyre në shtegun e ri të biçikletave në lagjen Dardani të kryeqytetit.
Shtegu i ri i biçikletave në Dardani është pranë finalizimit dhe së shpejti pritet që përgjatë këtij shtegu të vendosen edhe pengesa betoni.
Mirëpo derisa ato janë të hapura pa pengesa, shoferët po e shfrytëzojnë këtë hapësirë që të i parkojnë veturat e tyre.
E sot Policia i ka gjobitur personat të cilët kanë parkuar mbi këto hapësira.
Metro ka siguruar edhe një fotografi, ku shihen zyrtarët policorë duke shqiptuar gjoba.

Ndërkaq të dielën me anë të një shkrimi kishte reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku tha se puna nuk ka përfunduar ende në këtë pjesë dhe se do vendosen pengesa betonit që e pamundësojnë parkimin e veturave.
“Disa portale kanë shkruar se si shtegu i ri i biçikletave në Dardani është kthyer në shirit parkingu për vetura. Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave. Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ishte shprehur Ahmeti.
Më poshtë postimi i tij i plotë.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160275850727166