Fjalë Kyçe

Policia flet pas zjarrit në Prishtinë

Policia flet pas zjarrit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një lokal është përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë.

Policia rreth orës 13:00, ka pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj, në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë Agron Borovci, ka konfirmuar rastin për “Zërin” por ende nuk ka dhënë detaje nëse dikush është lënduar nga ky zjarr.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”. ka thënë Borovci.

Ndryshe, “Zëri” ka mësuar se lokali që është përfshirë nga zjarri është piceria “Napoli”.