Fjalë Kyçe

Policia flet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore

Policia flet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore

Në orën 09:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër Duhlës. Nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se njësitet për menaxhim të autostradës janë duke u marrë me rastin.

“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, tha Hoxha për Express.

Policia e Kosovës vazhdimin apelon pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të mos vozisin shpejtë.