Fjalë Kyçe

Policia gjen kanabis të mbjellur në një vazo në qendër të Prishtinës

Policia gjen kanabis të mbjellur në një vazo në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka gjetur kanabis të mbjellur në një vazo në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Policia njoftoni se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis.

“Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis. I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.