Një person është vrarë sot në lagjen Dardania në Prishtinë. Ndërkohë policia njofton se një armë është gjetur në një kosh plehrash 150 metra larg vendi të ngjarjes.
Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i policisë Agron Borovci. “Pak me tutje nga vendi i ngjarjes rreth100- 150 metra nga aty, ne nje kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar nje revole e cila dyshohet te jete arma e perdorur nga i dyshuari”, ka thënë Borovci
Edhe viktima edhe dorasi sipas policisë janë me nënshtetësi turke. Ngjarja besohet të ketë ndodhur brenda një makine, ku edhe viktima edhe dorasi ishin duke lëvizur në rrugën ku ka ndodhur vrasja.
I dyshuari i cili është në arrati, sipas policisë ka shtë nga prapa.