Fjalë Kyçe

Policia gjermane bastis disa kompani shkaku i punëtorëve të huaj ilegalë

Policia gjermane bastis disa kompani shkaku i punëtorëve të huaj ilegalë

Policia gjermane bastisi shtëpi dhe biznese dhe arrestoi disa persona, në 12 rajone, të martën si pjesë e një hetimi për punëtorët e angazhuar në mënyrë të paligjshme për t’u shfrytëzuar në industrinë e logjistikës.

Në qendër të hetimit është një bandë e dyshuar për themelimin dhe përdorimin e një rrjeti të kompanive në Gjermani dhe jashtë saj për të dërguar shtetas të vendeve jashtë BE-së në mënyrë të paligjshme si punëtorë të përkohshëm për kompani të mëdha të logjistikës, tha policia federale, shkruan Reuters.

Policia bëri disa arrestime në Berlin, Brandenburg, Bremen dhe Saksoni të Ulët, thanë autoritetet, duke shtuar se kanë planifikuar që të konfiskojnë asete me vlerën e miliona eurove. Nuk është e qartë se cilat kompani kanë qenë cak i hetimit.

Kompanitë kryesore në sektorin e logjistikës në Gjermani, “Amazon” dhe “Deutsche Post”, nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

Policia federale, prokurorët publikë të Berlinit dhe zyra e doganave pritet që gjatë ditës të mbajnë një konferencë për gazetarë rreth rezultateve të bastisjeve.