Policia në Gjermani viheshin sot në lojë nga mediat teksa ishin regjistruar duke “matur” distancimin social me metra të gjatë në duar, mes protestuesve anti-kufizime në Frankfurt .
Në pamjet qesharake të postuara në mediat sociale oficerët e policisë shiheshin duke “kontrolluar” pjesmarrësit në demonstratën kundër vaksinimeve të detyruara dhe kufizimeve Covid, me shkopinj në shirita të të bardhë e të kuqe.
Në pamjet utopike oficerët e policisë shiheshin të vendosnin metrin për të ruajtur protetuesit 1.5 metra larg njëri-tjetrit në protestat e të shtunës.
Mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Gjermansië ashtu si në qendrat kryesore të Evropës në fundjavë, duke protestuar kundër vaksinimeve të detyruara dhe sjelljes arbitrare të qeverive në politikat shëndetësore.
Megjithë temperaturat e ulëta, në Holandë, Bruksel e Gjermani policia përdori ujin me presion në protestat me disa dhjetra mijëra nejrëz.
Protesta e Frankfurt ishte relativisht më e vogël por gjithsesi pjesmarrësit u habitën kur policia hynte mes njerëzve për të vendosur ‘vizoret’ e tyre 1.5 metra për të matur distancën , përcjell tch.
Zemërimi është shtuar në Gjermani dhe në Evropë për ndalimin e të pavaksinuarve nga ambjentet publike përveç dyqaneve esenciale si marketet, farmacitë dhe furrat e bukës.
Nxënësit e shkollave duhet të mbajnë maska, megjithse shkencëtarët thonë se mungesa e oksigjenit pengon zhvillimin e tyre.
Bundestagu ka thënë se vitin që vjen do të votojë ligjin për vaksdinimin e detyruar.
Gjermania thotë se 69 përqind e popullatës është e vaksinuar , në krahasim me 74 përqind siç thonë shifrat zyrtare në Itali apo 70 përqind në Francë e Angli.