Fjalë Kyçe

Policia gjobit 302 shoferë për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes

Policia gjobit 302 shoferë për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, 302 shoferë janë gjobitur për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të policisë, shkruan lajmi.net.

Numri i gjobave të policisë ndaj shkelësve të rregullave të trafikut është ngritur gjatë muajit të fundit pas ngritjes së numrit të aksidenteve të trafikut.

Shumë prej aksidenteve kanë përfunduar me dëme material, lëndime të qytetarëve e në disa raste edhe me fatalitet.

Andaj, në fillim të këtij muaji Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur kapacitetet në trafik me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive.