Fjalë Kyçe

Policia gjobitë shoferin në Gjilan që parkoi në shiritin emergjent

Policia gjobitë shoferin në Gjilan që parkoi në shiritin emergjent

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Gjilan i cili kishte parkuar veturën në vend të ndaluar.

Qytetarët kishin raportuar përmes fotografive se shoferi kishte parkuar veturën në shiritin emergjentë të rrugës dhe policia sot ka njoftuar se e ka identifikuar shoferin dhe i ka shqiptuar gjobë prej 30 eurove, transmeton Zeri.info.

“Pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët në Gjilan, identifikohet vozitësi i cili ka parkuar veturën në vend të ndaluar për parking ku ka pengu qarkullimin e mjeteve emergjente të zjarrëfikësve. Pas pranimit të informacioneve relevante është identifikuar shoferi i “automjetit” i njejti ishte i parkuar në vende të ndaluar për parkim. Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij vozitësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo cilit do institucion tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse, siç kanë thënë, zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim.