7 persona janë arrestuar nga garda civile spanjolle nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe vjedhjes së një sërë bankomates në disa qytete të vendit.
4 shqiptarë, dy shtetas serbë dhe një spanjoll përbënin grupin e “specializuar” në vjedhjen e ATM-ve në Spanjë. Banda akuzohet për të paktën 9 goditje nëpër bankomatet midis krahinave të Alicante, Albacete, Valencia dhe Murcia.
Hajdutët përdornin një tip piruni për të hapur me forcë ATM-të. Madje dhe pirumi që përdorej për ngarkesat e mallrave ishte i vjedhur.
Banda i realizonte goditjet në orët e para të mëngjesit dhe nëpër zona ku gjendeshin prona industriale. Ata e tërhiqnin ATM-në me “pirunin” për ta nxjerrë nga vendi dhe më pas e transportonin në një vend të sigurt për ta zhvatur të qetë. Gjatë ‘operacionit’ që zgjaste pak çaste, në rrugë pozicionoheshej e gjithë banda për të parë apo sinjalizuar ardhjen e mundshme të policisë.
Të premten që lamë pas banda bëri goditjen e saj të fundit dhe më pas u arrestua. Policia në banesat e tyre gjeti rreth 15 mijë euri, një sërë makinash dhe materiale të tjera.
Pas arrestimeve, ata dolën para gjykatës, e cila urdhëroi ndalimin e tyre pa pagesë për të gjithë anëtarët e bandës përveç spanjollit që kishte ndihmuar në fshehjen e automjeteve./Express