Fjalë Kyçe

Policia hap konkurs për 28 vende të lira të punës, profesionet që kërkohen

Policia hap konkurs për 28 vende të lira të punës, profesionet që kërkohen

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e 28 vendeve të lira të punës.Sipas këtij konkursi, Policia kërkon 10 persona për pozitën zyrtar i lartë në flotën operative (Automekanik), 5 persona për pozitën zyrtar i lartë në flotën operative (Autolimar), 3 për zyrtar të lartë në flotën operative (Autoelektricist) dhe 10 të tjerë për zyrtar të lartë në flotën operative (Teknik metalpunues-axhustator).

Konkursin mund ta gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 janar, ndërsa formulari për aplikim ndodhet në uebfaqen e Policisë apo në këtë LINK.Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë formularët në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës,në Prishtinë, personalisht ose t’i dërgojnë me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Policia njofton se dokumentet e pranuara nuk do të kthehen, kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen dhe kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Gjithashtu, Policia inkurajon të aplikojnë të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.