Policia hungareze është duke zhvilluar një aplikacion përmes të cilit do të përcjell nëse po respektohet shpejtësia e lejuar e lëvizjes – me qëllim që të shpërblej të gjithë ata që vozisin sipas rregullave të parapara të kufizimit.
Përdoruesit e aplikacionit OBBP do të marrin pikë, e nëse vazhdimisht vozisin sipas rregullave, më vonë do të mund t’i përdorin për lirim në artikuj të ndryshëm nëpër dyqane, transmeton Telegrafi.
Duke u bazuar në koordinatat, softueri e di se cilat kufizime vlejnë për destinacionin e caktuar dhe vazhdimisht do të azhurnojë aplikacionin, me qëllim që të mund të identifikojë kufizimet periodike.
Megjithatë nuk konsiderohet shkelje nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar nëse ajo ndodh për pak sekonda – për shembull kur tejkalon një mjet tjetër me kushtin e vetëm që pas kryerjes së tejkalimit të ndal shpejtësinë dhe të respektoj kufizimin.
Sipas OBBPoint, pikët mund të mblidhen edhe nga të rriturit dhe fëmijët që udhëtojnë me veturë apo personat e tjerë të rritur që udhëtojnë me një shofer.