Fjalë Kyçe

Policia i gjobit 15 persona në Skenderaj që ishin mbledhur në një shtëpi

Policia i gjobit 15 persona në Skenderaj që ishin mbledhur në një shtëpi

Policia e Kosovës ka raportuar se ka hasur në një tubim prej 15 personave në Skenderaj, duke shkelur kështu masat e qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se rreth orës 23:20, është raportuar se në një shtëpi të pabanuar janë takuar pesëmbëdhjetë persona duke luajtur me lojëra të fatit.

“Të gjithë personave pjesëmarrës iu është shqiptar gjoba për mosbartje të maskës gjatë pandemisë, ndërsa pronarit të objektit i është iniciuar rasti”, thuhet në raport.