Fjalë Kyçe

Policia identifikon personi që dërgoi mesazhin për t’i kryer analizat për koronavirus

Policia identifikon personi që dërgoi mesazhin për t’i kryer analizat për koronavirus

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë personin, i cili gjatë ditës së djeshme ka dërguar një mesazh në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për t’i kryer testet për koronavirus.

“Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarr veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikoj personin/at të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi. Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, raportohet se në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti.