Fjalë Kyçe

Policia jep detaje pas përleshjes me disa persona: Ata ishin agresiv, u shkaktuan zyrtarëve tanë lëndime

Policia jep detaje pas përleshjes me disa persona: Ata ishin agresiv, u shkaktuan zyrtarëve tanë lëndime

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka treguar rreth përleshjes fizike mes anëtarëve të policisë dhe disa personave.

Sipas Policisë së Kosovës, me datën 25 janar, zyrtarët policorë ishin në kryerjën e detyrës zyrtare, dhe në asistencë të inspektorëve sanitar për zbatimin e masave kufizuese anti-covid.

Gjatë inspektimit, zyrtarët panë se masat kufizuese nuk po respektoheshin, dhe kështu duhej të merreshin masat e nevojshme ligjore.

Dhe për këto masa kishin reaguar përgjegjësit e lokalit, duke i ofenduar inspektorët kompetentë. Më pas kishte ndërhyrë policia dhe disa nga të dyshuarit kishin shfaqur sjellje agresive, duke sulmuar zyrtarët policorë në fytyrë dhe trup.

‘’ Zyrtarët policor janë detyruar që për menaxhimin e situatës së krijuar dhe realizimin e detyrës zyrtare të përdorin forcën e nevojshme për ta vënë situatën nën kontroll dhe gjatë ballafaqimit me personat e dyshuar, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupor në fytyrë dhe trup, të cilat lëndime janë konstatuar edhe me raport mjekësor.

Dy nga të dyshuarit e përfshirë në rast, pas sjelljes në stacion policor kanë rezultuar të jenë nën ndikim të alkoolit dhe sipas procedurave intrvistimi i tyre është shtyrë’’, thuhet në komunikatë.