Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për të aksidentuarin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Policia jep detaje për të aksidentuarin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një shtetas i Zvicrës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një 25 vjeçar me inicialet S.K,.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka sqaruar se personi që ka mbetur i vdekur nga ky aksident është një 25 vjeçar dhe se është shtetas i Zvicrës.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasesi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi percjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës.  Viktima është S, K mashkull 25 vjec, shtetas i Zvicres”, ka thënë Ahmeti për Insajderi.