Sot rreth orës 19:00, një vajzë e moshës 12 vjeçare është aksidentuar nga një traktor, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjanit ku sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse për medie e Policisë së Kosovës nga regjioni i Prishtinës, rasti ka ndodhur në fshatin Vershevc dhe se vajza ishte duke vozituar biçikletë në momentin kur është goditur nga traktori.
Në aksident kanë qënë të përfshira një bicikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit, lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e bicikletës (femër 2006)”, ka thënë Ahmeti për Insajderi.com
12 vjeçarja është dërguar për trajtim në QKUK dhe më pas, njoftohet të ketë ndërruar jetë gjatë orës 20:00.
Ngasësi i traktorit me urdhër te Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i trafikut.