Pak më parë për ndodhi një aksident i rëndë tek Katedralja në Prishtinë.

Policia ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti prej ku dy persona mbetën të lënduar.

“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të perfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti

Ahmeti poashtu tregoi se me rastin po merret njesiti i trafikut.