Fjalë Kyçe

Policia jep detaje se si vdiq 30-vjeçari dje në Klinë

Policia jep detaje se si vdiq 30-vjeçari dje në Klinë

Një 30-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se ishte duke punuar me traktor dhe aksidentalisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve, për ceremoni mortore.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet deri sa ishte duke punuar me traktor aksidentalisht ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve, për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.