Fjalë Kyçe

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta kapur personin në foto

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta kapur personin në foto

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: N.N. I dyshuari kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren “Lëndim i lehtë trupor”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, njofton PK-ja.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren

E-mail adresa: [email protected]/reporteri