Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një personi

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një personi

Drejtoria Rajonale e Pejës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe identifikimin e një personi.Sipas komunikatës, personi i kërkuar është Fatmir Basha, i lindur më 23.07.1980 në Pejë.

Sipas Policisë, personi në fjalë kërkohet për veprën penale ‘arratisja e personit të privuar nga liria’.“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale