Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmë për të gjetur Naser Osmanajn

Policia kërkon ndihmë për të gjetur Naser Osmanajn

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia po kërkon Naser Osmanajn nga Isotgu, për veprën penale ‘Mashtrim’.

Personi i dyshuar është:

NASER (ZENUN) OSMANAJ i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Mashtrim”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Ferizaj.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.