Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi: Ka dhunuar disa vajza në Drenas

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi: Ka dhunuar disa vajza në Drenas

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e Destan Qorrit i cili dyshohet se dhunoi disa vajza të mitura.

Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë– Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar.

Destan Qorri (1986)

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192.