Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elton Arifajt nga Peja

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elton Arifajt nga Peja

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit, Elton Arifaj, i cili akuzohet për një vepër penale.

Elton Arifaj është duke u kërkuar për veprën penale blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kumtesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë.

Më poshtë keni edhe fotografinë e tij.