Fjalë Kyçe

Policia kryen bastisje në veri, mbyllë një zyre tatimore që operonte ilegalisht – Elshani jep detaje

Policia kryen bastisje në veri, mbyllë një zyre tatimore që operonte ilegalisht – Elshani jep detaje

Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në një ndërtesë në veri ku operonte ilegalisht një zyrë tatimore, si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kanë gjetur prova që vërtetojnë dyshimet e tyre për operim ilegal të kësaj zyre dhe se e kanë mbyllur.

Ai ka bërë me dije se nuk ka ndonjë person të arrestuar.

“Rreth orës 09:00 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyrë tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasë në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë hasë aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”,