Për shkak të rasteve në rritje të të prekurve me koronavirus, Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me Minsitrinë e Shëndetësisë, shpallën për qytetarët masa të reja antiCOVID-19.
Këto masa në kuadër të luftës ndaj epidemisë së koronës, nënkuptojnë ndalesë qarkullimi nga komuna në komunë të qytetarëve të Kosovës me automjete apo në ndonjë formë tjetër, njofton Klan Kosova.
Kjo ndalesë për komunat e Zonës së Kuqe, ka hyrë në fuqi nga ora 20:00 e kësaj të premte, dhe mbaron secilën ditë të këtij vikendi deri të hënën në ora 5:00 të mëngjesit.
Por sa është duke u respektuar kjo formë kufizimi e lëvizjes nga komunat në komunë, ndiqni raportimin e gazetarit Enis Reçica i cili ka ndjekur zhvillimet në Prishtinë, komunë e cila është më e frekuentuara nga qytetarët.