Policia e Kosovës me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare në futboll ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, përmes një urdhri operativ ka përcaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje në aspektin e sigurisë.
“Qëllimi i operacionit policor është krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndërmarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kundërligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veçanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve”.
“Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprer qarkullimi i veturave në drejtim të Sadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e plicisë.