Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin prej 100 kilogram peshk nga Serbia për në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 03:20 të ditës së sotme, patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar në Leposaviq, në fshatin Sarpel të Leposaviqit, ka ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi kosovar me incialet B.B., i cili është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Kosovë përmes rrugëve alternative.
Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 100 kilogram peshk i kontrabanduar dhe për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit “kali mi paautorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall”, transmeton lajmi.net.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa i dyshuar, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.
Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.