Fjalë Kyçe

Policia ndërpret një dasmë në Pejë, gjobit lokalin dhe organizatorin

Policia ndërpret një dasmë në Pejë, gjobit lokalin dhe organizatorin

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka ndërprerë një dasmë në fshatin Radavc të Pejës, duke gjobitur pronarin e lokalit me 2000 euro e organizatorin me 200 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, bashkë me Policinë kanë qenë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Njoftimi thotë se të pranishmit janë larguar menjëherë nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.

Me këtë rast, Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID, që sipas vendimit të fundit të Qeverisë i ndalon dasmat dhe ahengjet.

Paralajmërimi i Policisë është se për ata që s’i respektojnë vendimet “toleranca do të jetë zero”.

Vetëm në dy ditët e fundit, janë shqiptuar mbi 8000 gjoba ndaj qytetarëve që kanë shkelur masat anti-COVID.