Fjalë Kyçe

Policia në aksion në Prishtinë pas hyrjes në fuqi të masave të reja

Policia në aksion në Prishtinë pas hyrjes në fuqi të masave të reja

Sot në orën 21:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Që nga ora 21:00 e ditës së sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit.

RTV Dukagjini raporton se Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës në rrugën “Fehmi Agani”, kanë ndaluar qytetarët të cilët janë parë duke frekuentuar në qytet, përkatësisht në kafiteri në atë pjesë të kryeqytetit.

Po ashtu sipas këtij televizioni, pjesëtarët e policisë kanë marrë letërnjoftimet e qytetarëve të cilët ishin në atë pjesë të kryeqytetit.

Theksojmë se me vendimin e ri të qeverisë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.