Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të qëllojë për vdekje, këdo që i shkel rregullat e kujdesit ndaj coronavirusit dhe shkakton tollovi.
Rasti parë i një ekzekutimit të tillë është shënuar sot, pasi një 63-vjeçar u ndalua para një pike kontrolli, transmeton Telegrafi.
Ai besohet se ishte i dehur, pasi i sulmoi policët dhe disa të pranishëm me kosë, por nuk e qëlloi ndonjërin prej tyre.
“Policët e pyetën pse nuk ka vënë maskë, gjë që e ka nervozuar atë dhe u bë agresiv, duke përdorur edhe kosën për kërcënim”, ka thënë një pjesëtar i policisë. Derisa po përpiqej ta qetësonte, polici e ka nxjerrë revolen dhe e ka vrarë nga afër.
Ky është rasti i parë, që një civil vritet në Filipine, vetëm pse nuk iu bind urdhrave për kujdes ndaj coronvirusit, si pjesë e rregullave shumë të rrepta që janë kërkuar nga presidenti.
Departamenti i shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të infektuarve me coronavirus në Filipine është rritur për 76, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 3,094.
Gjatë ditëve të fundit kanë vdekur tetë persona, duke e ngritur në 144 numrin e përgjithshëm të viktimave, derisa raportohet se 57 pacientë janë shëruar.