Fjalë Kyçe

Policia në Gjakovë arreston një person pasi kishte vjedhur 10 euro në tyrbe

Policia në Gjakovë arreston një person pasi kishte vjedhur 10 euro në tyrbe

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili dyshohet që ka vjedhur 10 euro në një tyrbe, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer vjedhje në tyrbe ku ka vjedhur nga kasaforta rreth 10 euro”, njofton policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson njoftimi i policisë.Po