Fjalë Kyçe

Policia në Gjermani qëllon për vdekje turkun që tentoi t’i sulmonte me thikë

Policia në Gjermani qëllon për vdekje turkun që tentoi t’i sulmonte me thikë

Policia gjermane e qëlloi për vdekje një person në qytetin perëndimor, Gelsenkirchen, pasi ai tentoi t’i sulmonte me thikë, transmeton Telegrafi.

Personi i cili sipas policisë është me nacionalitet turk, e qëlloi me mjete të forta makinën afër së cilës po qëndronin një grup policësh në ndërkohë që po mbante në dorë një thikë, tha një zëdhënës i policisë.

Policët e kishin paralajmëruar atë që të mos vepronte, por ai nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me policinë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Gjermania ka rishikuar nivelin e kërcënimit nga sulmet terroriste, duke përmendur kështu sulme të mundshme pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Vrasja e turkut në Gjermani ndodhi vetëm disa orë pasi në Francë u plagos nga policia një person i cili tentoi t’i sulmonte po ashtu me thikë një grup policësh në qytetin Menz të Francës.

Nga zyra e prokurorit lokal në Francë konfirmuan se personi i plagosur ishte në listën e personave që po përcilleshin pasi kishte dyshime se kishin lidhje me grupet militante.