Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dje me datë 2 gusht në përkrahje edhe nga Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.
Aksioni është zhvilluar duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit COVID-19.
Gjatë monitorimit të zbatimit të masave janë gjetur disa parregullsi, dhe janë marrë këto masa:
1. Janë mbyllur 2 lokale afariste,
2. Janë shqiptuar 2 dënime për subjekte nga 500 euro,
3. Janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro,
4. Janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distancës,
5. 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
6. 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.
“Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “COVID-19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, njofton Policia e Kosovës në Prizren