Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 02 shkurt 2022, kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion :-
Një (1) pushkë automatike AK-47- Dy (2) karikator të pushkës automatike AK-47- Dy (2) pushkë ajrore- Tri (3) armë të shkurta Pistoleta- Dy (2) maska- Dy (2) palë pranga- Një (1) shufër metalike- Një (1) boks hekuri dhe – Tridhjetë e nëntë (39) fishek të armës AK-47Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë ë rregullt.